Magjia e mendimeve të mëdha

1,190 L

Ky libër nuk ofron premtime boshe por një program të menduar me shumë kujdes për të përfituar sa më shumë nga puna, jeta, martesa dhe komuniteti në të cilin jetoni. Ai ju rrëfen se nuk keni pse të jeni intelektual apo të keni lindur me talent për të pasur sukses në jetë dhe për të arritur kënaqësi, por duhet të mësoni dhe kuptoni shprehitë e të menduarit dhe të sjelljes në mënyrë që të arrini aty ku dëshironi.

4 stok

SKU: 9789928303738 Kategoria Tag:

“Mendo për synime të vogla dhe do të arrish suksese të vogla. Mendo për synime të mëdha dhe do të arrish suksese të mëdha.”
ME SHUMË SE 6 MILIONË LEXUES ANEMBANË BOTËS e kanë përmirësuar jetën falë librit Magjia e mendimeve të mëdha. Mësimet e Dr. David J, Schwartz, i cili konsiderohet prej kohësh si një nga ekspertët më të mëdhenj në fushën e motivimit, do të të ndihmojnë të punosh më mirë, të menaxhosh më mirë, të fitosh me shumë dhe çfarë është më e rëndësishmja -të jetosh më mirë, të gjesh lumturi më të madhe dhe paqe mendore.
Magjia e mendimeve të mëdha përmban sekretin si të nxjerrësh me shumë dobi nga puna, martesa, jeta familjare dhe komuniteti ku jeton. Nuk ka nevojë të jesh intelektual apo të kesh ndonjë talent të lindur që të arrish sukses e kënaqësi të madhe – por ke nevojë të mësosh e të kuptosh ato zakone të menduari dhe të vepruari që të duhen për t’i arritur. Fillo që tani të zbulosh se ç’mrekulli mund të bëjë për ty mënyra e të menduarit.
Ti je çfarë mendon: beso se mund të kesh sukses dhe do ta arrish Shëroje veten nga frika e dështimit: bëj atë që ke frikë dhe frika do të zhduket Mendo dhe ëndërro me kreativitet: hape mendjen
Shih se çfarë mund të bëhet, jo thjesht se çfarë është Ktheji qëndrimet e tua në aleatë: transmeto lajme të mira
Ktheje humbjen në fitore: çdo situatë ka anën e vet të mirë Një synim është një ëndërr e vënë në zbatim: përdori synimet si ndihmë për t’u rritur
Mendo si një lider: majën e suksesit e arrin falë atyre që ke përreth
DAVID J. SCHWARTZ, PH.D ishte profesor në Universitetin e Shtetit të Xhorxhias, në Atlanta dhe president i Creative Educational Services, Inc., një firmë konsultimi e specializuar në zhvillimin e lidershipit, një strateg i famshëm për mënyrën e jetesës dhe autor i disa librave të vlerësuar në fushën e motivimit.

Shtëpia Botuese

Argeta LMG

Numri i faqeve

388

Autori

David J. Schwartz

Komente

Nuk ka ende komente