Lulet e ftohta të marsit

700 L

“Lulet e ftohta të marsit” është vepra më e pikëlluar e Kadaresë, është gati një requiem. Ngado të shoqëron një fjalor i zymtë. Është hera e parë që Kadareja del hapur përballë realitetit shqiptar, i zymtë dhe pesimist, për një tokë që e braktisën perënditë, për një mars, që, në të vërtetë, nuk është mars, për ca lule të rreme, të ftohta.

SKU: 9789992745038 Kategoria

Figura qendrore në këtë libër është një piktor kryeqytetas, që, megjithëse Shqipëria doli nga diktatura “nuk di as nuk do të dijë përse nuk është aspak i gëzuar” dhe nuk ka dëshirë të kthehet në kryeqytet, por rri në qytetin e vogël alpin, ku e pati degdisur diktatura. Është krejt indiferent ndaj politikës dhe partive, ndaj aktiviteteve shoqërore. Intelektuali tipik i kohës. Është i ndershëm, qytetar i rregullt, koshient për talentin e tij të zakonshëm. Pra, një portret krejt i ri në letërsinë shqiptare, vizatuar sipas mënyrës së Kadaresë, një dukuri e re dhe e suksesshme kjo në letërsinë botërore: diku pak velaturë, konture të ashpra që treten atje te sytë, ose të legjenda, ose thjesht tek ëndrra. Kadareja jep të veçantën e këtij karakteri, tepër kursyeshëm, por me linja të studiuara mirë dhe të vizatuara saktë.

Shtëpia Botuese

Onufri

Numri i faqeve

174

Autori

Ismail Kadare

Komente

Nuk ka ende komente