Nëpërmjet një gjuhe tejet filmike, lexuesi arrin të shohë si në ekran shpërbërjen e shoqërisë amerikane të asaj kohe dhe veçanërisht të “botës hollivudiane” ku dukuri, si: vetëvrasjet, dështimet, shkatërrimi i familjes tradicionale, neurozat mbizotërojnë çdo ditë e më shumë.
Sipas kritikut të shquar amerikan John Leonard, vizioni i Didionit në këtë roman është i njëjtë me vizionin e T. S. Eliotit te “Toka e mbeturinave”. Ky është një vlerësim i madh për romanin e Didionit, kur mendon që “Toka e mbeturinave” është një nga veprat më madhore të letërsisë moderne.
Komente
Nuk ka ende komente