Aleksandra Çeki nuk i kishte mbushur ende të pesëmbëdhjetat kur i ati, një tregtar stofrash, solli në pallatin e tyre në Firence, një piktor nga Evropa Veriore për të pikturuar kapelën e familjes. E rritur në periudhën e Rilindjes, me një zgjuarësi të spikatur dhe prirje për pikturë, Aleksandra u deh nga talenti i tij.
Por prindërit e Aleksandrës kishin planifikuar diçka tjetër për të. Shumë shpejt do ta martonin me një burrë të pasur dhe shumë më të madh në moshë se ajo. Ndërkohë, nën qeverisjen e Mediçit, dashuria e banorëve të Firences për luksin, dijen dhe artin do të kërcënohej nga brutalizmi i murgut fondamentalist Savonarola dhe pasuesve të tij.
Në mes të dhunës dhe ndryshimeve të mëdha të qytetit, Aleksandra duhet të gjejë rrugën e jetës së saj duke ushtruar pasionet që e kishin mbajtur gjallë.
Komente
Nuk ka ende komente