Libri i zi

1,800 L

Nobelisti Orhan Pamuk vjen me një tjetër roman të suksesshëm para lexuesve shqiptarë. “Libri i zi” është një sagë mahnitëse, një rrëfim plot mistere që të lë pa frymë dhe që me densitetin e ndodhive dhe peshën e së shkuarës që bart, të çon në zemër të një historie mbresuese.

SKU: 9789928427977 Kategoria

Galipi, një avokat nga Stambolli, pinjoll i një familjeje të madhe, ka hyrë në rutinën e martesës së tij, edhe pse e ka prekur ëndrrën: është martuar me vajzën që ka dashur qysh në fëmijëri, e cila është njëherësh edhe kushërira e tij e parë. Por, kur kthehet një mbrëmje në shtëpi, zbulon se e shoqja, Ryjaja, një lexuese e thekur e romaneve policeske, e ka braktisur, duke ia shpjeguar arsyen e largimit me një copëz letre prej nëntëmbëdhjetë fjalësh që i ka lënë. Galipi nis të ndjekë gjurmët e së shoqes dhe vëren se njëherësh me të, kanë humbur edhe gjurmët e Xhelalit, të gjysmëvëllait të saj, një gazetar shumë i njohur. Orhan Pamuk ndërthur historinë prej “detektivi” të Galipit, me kronikat e shkruara nga Xhelali ndër vite dhe ndërton një histori të pazakontë. Tek endet në kërkim të Ryjasë së tij të dashur, avokati ynë do ta përshkruajë mahnitshëm Stambollin e paqetë e plot kaos të fillimit të viteve 70-të, mu pas grushtit të fundit të shtetit, mes trazirash politike që nisën qysh pas vdekjes së Ataturkut. Përse e ka lënë Ryjaja aq befas? Galipi nuk është më i qetë në lëkurën e vet dhe nis ngadalë mu si një dytës, të marrë identitetin e Xhelalit, njeriut që ka adhuruar më së shumti në jetë, nis të flejë natën në shtratin e tjetrit dhe të veshë përnjëmend rrobat e tjetrit, t’i përgjigjet telefonit të tij, madje zë e shkruan edhe kolonat e tij të gazetës.

Komente

Nuk ka ende komente