Libri i vogël i Hygge: mënyra daneze e të jetuarit mirë

1,500 L

Këtu gjeni një guidë për mënyrën daneze të të jetuarit, një bestseller absolut botëror i viteve të fundit. Shpesh thuhet se Danimarka është shteti më i lumtur në botë. Dhe kjo vjen prej një gjëje: hygge.

SKU: 9789928444059 Kategoria

Hygge është përkufizuar në disa mënyra, që nga ‘arti i krijimit të intimitetit’, ‘rehatia e shpirtit’ dhe ‘mungesa e mërzisë’, deri te ‘Kënaqësia nga prania e gjërave qetësuese’ dhe, e preferuara ime, ‘kakao nën dritën e qirinjve’. Hygge-n e kupton kur e ndien. Hygge është kur qëndroni përqafuar me një person të dashur në divan, ose kur ndani ushqim të mirë me miqtë më të afërt. Janë ata mëngjeset me qiellin blu kur drita që hyn përmes dritares është e përsosur. Kush më mirë se Meik Wiking që të jetë udhërrëfyesi juaj për hygge-n? Meik është drejtori i Institutit të Kërkimit të Lumturisë në Copenhagen dhe ka studiuar për vite me radhë magjinë e jetesës daneze. Që nga zgjedhja e ndriçimit të duhur dhe planifikimi i gostive, deri te krijimi i një kutie emergjence hygge dhe si të visheni, libri i bukur dhe frymëzues i Meik-ut, do t’ju ndihmojë të jeni më hygge.

Komente

Nuk ka ende komente