August Evereti është shkrimtar i njohur i letërsisë artistike, i vlerësuar nga kritika letrare. Xhenjuëri Endrijus, nga ana tjetër, shkruan komedi të lezetshme romantike që kanë pushtuar majat e klasifikimit të librave bestsellerë. Ai është një shkrimtar serioz, por nuk mund të flasë për ndjenjat. Ajo është një avokate e dashurisë së përjetshme dhe një fundi të lumtur. Nuk kanë asgjë të përbashkët, vetëm se tre muaj me radhë do të jenë fqinjë në vilat e plazhit. Të dy vendosin të sfidojnë njëri-tjetrin dhe arrijnë një marrëveshje që do t’i nxjerrë nga zakonet e tyre krijuese: Augusti do ta kalojë verën duke shkruar një romancë me fund të lumtur dhe Xhenjuëri do të shkruajë Romanin e Madh Amerikan të radhës. Ajo do ta çojë Augustin në ekskursione të denja për komedi romantike dhe ai do ta marrë me vete gjatë intervistës me pjesëtarë të mbijetuar të një kulti të padëgjuar. Secili do të shkruajë librin e tij dhe askush nuk do të bjerë në dashuri. Vërtet? REVIEWS “Me ta filluar romanin “Libri i verës”, nuk e lëshova më dot nga dora.” – Betches I vlerësuar si…Romanca më e mirë. – New York Times Book Review Libri më i nxehtë i verës 2020. – Entertainment Weekly Librat më të mirë për plazh të verës 2020 – Oprah Magazine Ndër 20 librat që duhen lexuar. – Betches Ndër librat më të pritur për verën 2020. – SheReads Libri i madh i pranverës. – Goodreads Ndër 25 librat më interesantë që priten në verë. – Popsugar Ndër titujt më të pritur në verë. – Bustle Ndër pesë librat e verës që duhen lexuar. – Shondaland Ndër 11 librat më të bukur të çantës së plazhit. – Skimm Ndër 25 romanet që do t’ju pëlqejnë të lexoni këtë verë. – Good Morning America Libri më i kërkuar. – New York Post Ndër 25 librat më të bukur të verës. – Good Housekeeping Ndër librat e përsosur për lexim vere. – CNN Në listën përfundimtare të librave të verës. – LitHub Ndër 6 librat e rinj më magjepsës. – BookRiot
Libri i verës
1,200 L
NGA AUTORJA E BESTSELLERËVE #1 E NEW YORK TIMES “PEOPLE WE MEET ON VACATION” dhe “BOOK LOVERS”!
5 stok
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Bota Shqiptare |
---|---|
Numri i faqeve | 364 |
Autori | Emily Henry |
Komente
Nuk ka ende komente