Libri i sociologjisë

2,500 L

A mund të zhduken ndonjëherë ndasitë klasore? Çfarë i shtyn njerëzit në botën e krimit? Si i ka ndryshuar interneti marrëdhëniet tona? Përgjatë historisë, njerëzit kanë bërë pyetje të mëdha për organizimin e shoqërive, kurse sociologët kanë dhënë zgjidhje, të cilat vazhdojnë të formësojnë botën. I shkruar me një gjuhë të thjeshtë.

SKU: 9789928177926 Kategoria

 “Libri i Sociologjisë” është plot me shpjegime të sakta profesionale, të kuptueshme dhe me diagrama që qartësojnë teori të ndërlikuara. Ilustrimet e goditura luajnë me idetë tona për shoqërinë dhe institucionet e saj. Sociologët më të njohur të botës trajtojnë çështje nga më të ndryshmet, që kushdo që e lexon këtë liber, mund t’i kuptojë lehtësisht. Si i tillë, ky është një libër ideal, jo vetëm për studentë të fushës, por edhe për adoleshentë e të rritur që kanë dëshirë të zgjerojnë horizontin dhe të kuptojnë plotësisht sociologjinë sot. Biografitë e sociologëve të njohur nga e gjithë bota do t’ju ndihmojnë të mësoni edhe kontekstin historik të çdo ideje.

Komente

Nuk ka ende komente