Të premtoj, dashuria ime!
Më tako në sheshin “Sepah”, në qendër… të mërkurën… në orën 12 në drekë. Me këto fjalë Bahmani i kërkoi Rojës të takoheshin në atë shesh për të finalizuar bashkimin dhe dashurinë e tyre.
Një dashuri e madhe, plot pasion dhe ndjenjë, e lindur mes librave të një librarie në Teheranin e viteve 1950.
Por po atë ditë, Roja zbulon se sa shumë dhemb dashuria kur fati ka plane të tjera për ty. Bahmani nuk shkoi kurrë në atë shesh dhe e la Rojën të vetme në mes të trazirave dhe demonstratave të një grushti shteti, që do të shënjonte jetën e saj dhe të ardhmen e Iranit.
Gjashtëdhjetë vjet më vonë, në Amerikë, pasi Roja ka ndërtuar një jetë të saj, një rastësi e fatit do ta vendosë atë përballë së vërtetës. Një e vërtetë tronditëse që do ta bëjë të lëkundet dhe do ta përballë me forcën e pashmangshme të dashurisë…
Komente
Nuk ka ende komente