Milena Jesenska, një grua e talentuar dhe karizmatike njëzet e tri vjeçe, përkthyese e Kafkës në gjuhën çeke, ishte në gjendje ta njihte gjeniun e ndërlikuar dhe karakterin kompleks të shkrimtarit. Për Kafkën tridhjetë e gjashtë vjeç, Milena ishte “një zjarr i gjallë siç nuk kam parë kurrë ndonjëherë”, siç i shkruante botuesit të vet, Max Brod-it.
Kafka, pa dyshim që do të kishte dëshiruar që një shpirt i përkushtuar e i devotshëm t’i digjte këto letra, të cilat na e tregojnë atë në tërë intimitetin e pasionit të vet. Dhe ne s’mund t’i jemi tjetër veç mirënjohës Milenës që i ka ruajtur ato për ne.
Komente
Nuk ka ende komente