Në këtë novelë, sic do të shohim më poshtë, Cvajgu rreket të tregojë jo vetëm magjinë e pashpjegueshme të dashurisë, të përshquar nëpërmjet përjetimeve të një vajze që beson verbërisht në forcën e dashurisë, por edhe edhe të përbuzë koncepsionin cinik mbi dashurinë, të mishëruar nga romancieri i njohur R.. Cvajgu ka zgjedhur, besoj, figurën e romancierit për të treguar se, ndonëse shkrimtarët e lartësojnë konceptin e dashurisë, janë vetë ata që s’i besojnë një përjetimi të tillë. Për më tepër, dhe po të bëjmë një interpretim paksa arbitrar, Cvajgu dëshiron të demonstrojë se kur është në pyetje dashuria, shkrimtari rezulton të jetë po aq shtiracak sa edhe poeti i Pessoas. Novela fillon pikërisht me romancierin, i cili me t’u kthyer në banesën e vet (prej një udhëtimi që kishte pasur larg Vjenës) nxjerrë letrën e të Panjohurës, njëra nga letrat më të çuditshme dhe më tronditëse që kishte pranuar deri atëherë.
Letra e nj? t? panjohure
700 L
Të gjithë ata që sadopak kanë lexuar rreth krijimtarisë së shkrimtarit të madh austriak, Stefan Cvajg, duke përfshirë tregimet e tij, romanet , letër-këmbimet dhe biografitë që ka shkruar për shkrimtarë, filozofë e poetë të ndryshëm, nuk kanë sesi të mos magjepsën nga fuqia e papërshkrueshme dhe e papërsëritshme e gjenialitetit të tij krijonjës. Duke e pasur të pamundur të analizoj në tërësi krijimtarinë e tij, sidoqoftë, më duhet të fokusoj vëmendjen sall tek një novelë, e cila, po të ndjehet më tërë qenien, të rrëmben pashmangshëm në kompleksitetet e pazgjidhshme të dashurisë.
20 stok
Komente
Nuk ka ende komente