Letra e harruar

1,000 L

Një libër i mbushur me ndjenja, një histori dashurie pasionante, por sidomos një himn për leximin, si një nga çastet më të bukura shoqërore që mund të provojë njeriu. Një libër që ju drejtohet të dashuruarve, zemrave të thyera, si dhe librarëve si shëruesit e shpirtit nëpërmjet leximit.

SKU: 9789928200471 Kategoria

Tashmë vera ka ardhur dhe të gjithë pushojmë diku në bregdet apo në ndonjë zonë malore, apo mezi presim të shkojmë diku. E pra, shpirti është ai që na i kërkon të gjitha këto. Ai kërkon të degdiset diku larg limontisë, mërzisë apo ritmit të lodhshëm të punëve e halleve tona. Por në të vërtetë, sa të gatshëm jemi ne t’u largohemi halleve dhe brengave të jetës sonë?! Sa e gatshme është mendja jonë për ta kapërcyer çdo dëshpërim a hidhërim të së kaluarës?! Sa të zotë jemi ne ta lëshojmë veten në rrjedhën e jetës dhe ta shikojmë të tashmen në sy, pa e kthyer kokën nga ajo që ka ikur?! A mos vallë vetë ne e brengosim veten, duke ia hedhur fajin së kaluarës, por në të vërtetë jemi ne ata që s’shkëputemi dot prej saj dhe nuk e lëshojmë?! A mos vallë ne e kemi identifikuar veten tonë me këtë të kaluar dhe s’dimë se ç’jemi më pa të?! “Letra e Harruar” është një romancë e bukur verore që luan me fijet e holla të zemrës dhe mendjes sonë nën diellin e bukur të Mesdheut në Francë. Lëreni zemrën tuaj të shkrihet në të, pranojini të gjitha ndjesitë që do të përjetoni nga leximi, qofshin këto pozitive a negative, brenda nesh flenë të gjitha, por vjen koha dhe ato largohen, zëvendësohen dhe tjetërsohen patjetër. Mos i harroni të dashurit tuaj, por as mos i mb ani peng e mos i bëni fajtorë për pagatishmërinë tuaj për të jetuar të tashmen! Lexim të mbarë me zemër të hapur!

Komente

Nuk ka ende komente