Një grua e re, Tereza, dashurohet me një kirurg të suksesshëm, Tomasin, një burrë i ndarë midis dashurisë së tij për të dhe dashurisë për gratë dhe tradhtive të tij të pakorrigjueshme. Dashnorja e kirurgut, Sabina, një artiste me shpirt të lirë, e jeton jetën e saj si një varg tradhtish, ndërsa i dashuri tjetër i saj, Franci, i sinqertë, besnik dhe i mirë, është duke humbur gjithçka për shkak të cilësive të tij fisnike. Pastaj një person tjetër hyn në skenë: autori. Fytyra e tij është në hije, në qendër të katërkëndëshit të dashurisë, formuar nga protagonistët e romanit: dhe këto katër elementë vazhdimisht i ndryshojnë qëndrimet ndaj tij, largohen e qasen rastësisht por dhe për shkak të ngjarjeve e persekutimeve të historisë. Për Milan Kundera romani nuk heton realitetin, por qenien. Lehtësia e padurueshme e qenies është një hulumtim me stil, i cili na çon drejt e te vetja, tek të tjerët, te jeta e dhunshme, te drama e shpresave delikate.
Leht?sia e padurueshme e qenies
1,250 L
Një arritje e madhe e njërit nga shkrimtarët më të shquar të kohës, romanca madhështore e pasioneve dhe politikës, pabesisë dhe ideve. Milan Kundera përfshin ekstreme të komedisë dhe tragjedisë, duke ndriçuar të gjitha aspektet e ekzistencës njerëzore.
9 stok
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Dituria |
---|---|
Numri i faqeve | 304 |
Autori | Milan Kundera |
Komente
Nuk ka ende komente