Një burrë mbetet i tronditur teksa e sheh: shkrimtarja është e bija e gruas që ai ka vrarë tridhjetë vjet të shkuara. I dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, më pas ka arritur të dalë nga burgu për sjellje të mirë. Tashmë, i rehabilituar në shoqëri prej disa vjetësh, ai shpie një jetë të rëndomtë dhe punon si kopshtar komunal në një qytezë të humbur.
Pikërisht këtu, pas pesë ditësh, shkrimtarja do të prezantojë librin e saj dhe për ish-të dënuarin zë fill një periudhë e ankthshme që do t’i tronditë nga themelet rendin e një përditshmërie të rindërtuar me shumë durim.
Duke përzier historinë intime dhe fiksionin në një realizëm poetik evokues, Sophie Daull hedh në letër një ndodhi personale duke na rrëfyer dhunën dhe dhembjen e saj, përpjekjen për të larë fajin ose për të shuar kujtesën, duke ngritur pyetje se cilat ngjarje ndikojnë te njeriu që bëhemi, se ç’mundësi mund të ofrojë pendesa dhe falja.
Komente
Nuk ka ende komente