Libri që keni në duar trajton çështje që kanë të bëjnë me sekrete qeveritare, me histori dhe besime të fshehta; me sekretet e pasurisë, të pushtetit dhe të kontrollit; sekrete që rrallëherë janë përmendur nëpër tekstet e historisë dhe që nuk janë zënë asnjëherë në gojë nga mediat. Ky material mund të jetë shqetësues dhe trazues për disa. A ekzistojnë vërtet shoqëritë e fshehta? A ka vërtet një qeveri të fshehtë? A ka një komplot mbarëbotëror që priret për të përmbysur lirinë dhe demokracinë? Apo një diskutim i tillë është thjesht përçartje absurde “teoricienësh të konspiracionit.”?… Pra, nga ta dimë se cila është e vërteta dhe cila nuk është? Çfarë është e rëndësishme dhe çfarë është e parëndësishme? Cili është në të vërtetë përgjegjës? A ka veprime konspiracioni që ushtrojnë një ndikim dëmtues mbi të gjithë ne? A ka komplote që mund t’u gjendet burimi me anë të rrjedhës së historisë së njerëzimit? Cilat janë ato dhe cili është qëllimi i tyre?… Ky libër trajton pikërisht këto çështje.
Kush e sundon bot?n
1,250 L
Po ju jap një paralajmërim. Po qe se jeni plotësisht të qetë dhe të kënaqur me këndvështrimin e veçantë që keni për njerëzimin, fenë, historinë dhe botën në tërësi, mos lexoni më tej. Por, në qoftë se hyni ndër ata miliona njerëz që shohin lajmet e përditshme dhe kruajnë kokën me habi e shtrojnë pyetjen: “Çfarë po ndodh në botë?”; ose në qoftë se ju interesojnë çështje të tilla që kanë të bëjnë me atë se kush jemi, nga vijmë dhe ku po shkojmë, ju do të vuani të njëjtën pasojë si dikush që nis të udhëtojë për qejf me një makinë të vjedhur.
5 stok
Komente
Nuk ka ende komente