Kurrë mos gënje

Çmimi origjinal qe: 1,400 L.Çmimi i tanishëm është: 1,120 L. Save 280 L (20% Off)

NJË TRILLER TRONDITËS DHE I PAPARASHIKUESHËM NGA SHKRIMTARJA E BESTSELLERËVE TË NEW YORK TIMES SHERBETORJA DHE MËSUESJA Ndonjëherë, e vërteta vret….Të martuarit rishtas Trisia dhe Itani po …

10 stok

SKU: 9789928007841 Kategoria Tag:

Ndonjëherë, e vërteta vret….

Të martuarit rishtas Trisia dhe Itani po kërkojnë shtëpinë e ëndrrave të tyre. Mendojnë se e kanë gjetur kur vizitojnë shtëpinë e vetmuar që dikur i përkiste doktoreshë Adriana Hejlit, një psikiatreje të njohur që u zhduk pa lënë gjurmë vite të shkuara.

Por kur stuhia e fuqishme i bllokon atje, shtëpia nis të humbë tërheqjen e saj.

E bllokuar dhe gjithnjë e më shumë e shqetësuar, Trisia zbulon një koleksion regjistrimesh audio të seancave që ka bërë doktoreshë Hejli me pacientët. Ndërsa dëgjon regjistrimet, Trisia mëson për zinxhirin e tmerrshëm të ngjarjeve që çoi në zhdukjen misterioze të doktoreshës.

Pas çdo kasete, zbulohet një fragment tronditës i mozaikut dhe rrjeti i gënjeshtrave shthuret dalëngadalë. Kur Trisia dëgjon kasetën e fundit, atë që zbulon krejt historinë tmerruese, do të jetë shumë vonë…

Nga shkrimtarja e bestsellerëve të New York Times vjen një triller i paparashikueshëm që të mban pezull e që të bën të pyesësh vazhdimisht: cila është e vërteta?

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

Numri i faqeve

327

Autori

Freida McFadden

Komente

Nuk ka ende komente