Në Vjenën e shekullit XIX, një dramë dashurie, fati dhe vullneti do të luhej në mendjen e bërthamës intelektuale që përcaktoi epokën. Zhozef Brojeri, themeluesi i psikanalizës, është në kulmin e karrierës së tij.
Fridrih Niçe, filozofi i madh evropian është në prag të vetëvrasjes nga dëshpërimi, i pazoti të gjejë një kurë për dhimbjen e kokës dhe sëmundje të tjera që e lëndojnë. Kur Brojeri vendos të trajtojë Niçen me kurën eksperimentale të të folurit, nuk tregon se edhe ai vetë gjente ngushëllim në seancat e tyre.
Vetëm përmes përballjes me demonët e tij të brendshëm shëruesi mund të fillojë të ndihmojë pacientin e tij. Në librin “Kur qau Niçja”, Irvin Yalom ngjall fakte dhe trillime, atmosferë dhe ankth, duke shpalosur një histori të paharrueshme për forcën e miqësisë.
Komente mbi librin
“Është një kënaqësi e veçantë leximi i këtij libri: së pari, për diskutimin intrigues, për filozofinë dhe psikoterapinë si dhe përjetimin e fuqishëm të karaktereve ekscentrike të Niçes dhe Brojerit.”
San Francisco Chronicle
“Një novelë tërheqëse e asaj çka mund të ketë qenë gjenialiteti embrionik i përplasjes së Zigmund Frojdit me Niçen.”
Palo Alto Peninsula Times Tribune
Komente
Nuk ka ende komente