Kur besonim te Sirenat

1,300 L

Kur besonim te sirenat nga Barbara O’ Neal vjen në shqip nga Living si nje nga romanet thriller me te pelqyer te momentit: Motra e saj ka vdekur para 15 vitesh ne nje sulm terrorist, por papritur ajo shfaqet ne nje kronike televizive, – duke ndryshuar rrjedhen e gjithe ngjarjes dhe duke ndryshuar rrenjesisht historine e ketij romani te mrekullueshem.

SKU: 9789928338211 Kategoria

Kur besonim te sirenat nga Barbara O’ Neal vjen në shqip nga Living si nje nga romanet thriller me te pelqyer te momentit: Motra e saj ka vdekur para 15 vitesh ne nje sulm terrorist, por papritur ajo shfaqet ne nje kronike televizive, – duke ndryshuar rrjedhen e gjithe ngjarjes dhe duke ndryshuar rrenjesisht historine e ketij romani te mrekullueshem
Xhozi Bianki humbi jetën vite më parë, në një sulm terrorist, por motra e saj Kiti, mjeke urgjence në Santa Kruz, e shikon një ditë gjatë transmetimit të një lajmi për zjarrvënie në Okland, në Zelandën e Re. Ngjashmëria është e pabesueshme… dhe e pagabueshme. Bashkë me ato pamje, Kitit i vijnë një valë emocionesh të fuqishme: zemërim, humbje dhe brengë…
Pasi mbërrin në Zelandën e re, Kiti e nis rrugëtimin në atë vend me kujtime nga e shkuara: ditët që kalonte në plazh me Xhozin; një adoleshent të humbur e arrakat që u bë pjesë e familjes së tyre; dhe një traumë që i ka përndjekur gjithë jetën.
Nëse dy motrat do të bashkohen, kjo do të ndodhë vetëm duke zbuluar sekrete të groposura prej vitesh dhe duke u përballur me një të vërtetë shkatërruese që është edhe arsyeja që i ka mbajtur larg kaq gjatë. Për të rifituar njëra-tjetrën, ndoshta duhet të humbasin gjithçka…

Shtëpia Botuese

Living

Numri i faqeve

347

Autori

Barbara O'Neal

Komente

Nuk ka ende komente