Një përimtim mjeshtëror i provincializmit dekadent. I përshkruar përmes shthurjeve të mundshme të njeriut ne qytetin e Meksikos, të ngjizura prej këtij argjendari së gjuhës që quhet Carlos Fuentes. Me këto tregime, të botuara tash e 50 vjet, Fuentesi e përforcon vendin e vet si romancier thelbësor i Bumit latino-amerikan dhe si tregimtar i shkëlqyer. Tregime, ku pafajësia e humbur kërkohet me qëllimin për t’u rimëkëmbur të cilat tash janë pjesë e universit të letërsisë meksikane të shekullit XX. Ato na hapin porta të kohëve të tjera, na çojnë në të tjera brigje.
Kukulla mbretëreshë dhe tregime të tjera
1,200 L
Kjo vepër thelbësore e letërsisë meksikane përmban shtatë tregime, të cilat demaskojnë dobësitë dhe cinizmat, ka pugen deshira dhe dashuria, incesti, tradhtia bashkëshortore dhe takimet e shthurura: midis tyre “Kukulla mbretereshë”, “Dy Elenat” dhe “Nje shpirt i kulluar’’.
Komente
Nuk ka ende komente