Kryeveprat

2,500 L

Kjo vepër prej njëmijë faqesh është e shoqëruar me një jetëshkrim dhe një bibliografi të plotë të Buzzati t. Tregimet përbëjnë një pjesë të rëndësishme të këtij korpusi. Ndonëse më parë disa prej tregimeve janë përkthyer pjesërisht nga autorë të ndryshëm në kohë të ndryshme, kjo vepër në 60 tregime është më e plota në tipologjinë e vet, për faktin se vetë Buzzati është kujdesur për përmbledhjen e këtyre tregimeve.

SKU: 9789995638566 Kategoria , Tag:

Dino Buzzati me më të mirat e krijimtarisë së tij vjen në një opus letrar. E para përmbledhje e plotë përfshin romanet “Një dashuri” dhe “Shkretëtira e Tartarëve”, të sjella në shqip nga përkthyesi i njohur Dritan Çela, si dhe 60 tregime të përkthyera nga Hasan Bregu, pjesa më e madhe e të cilave ishte e panjohur më parë për lexuesin shqiptar. Shkrimtari i njohur Zija Çela, njëkohësisht edhe babai i përkthyesit të përfshirë në këtë vepër, në një bisedë që kemi bërë, ka thënë se njerëzve u bëhen monumente pas vdekjes, ndërsa shkrimtarëve u bëhen monumente me libra. Korpusi i plotë që sapo kemi hedhur në treg është një homazh ndaj veprës së Buzzati t, ndaj letërsisë italiane dhe pse jo edhe ndaj asaj letërsie që asnjëherë nuk vdes. Opusi i Buzzati t vjen në një përmbledhje serioze, shërbimin ndaj së cilës jemi munduar ta bëjmë sa më kompleks”, shprehet Gëzim Tafa. Kjo vepër prej njëmijë faqesh është e shoqëruar me një jetëshkrim dhe një bibliografi të plotë të Buzzati t. Tregimet përbëjnë një pjesë të rëndësishme të këtij korpusi. Ndonëse më parë disa prej tregimeve janë përkthyer pjesërisht nga autorë të ndryshëm në kohë të ndryshme, kjo vepër në 60 tregime është më e plota në tipologjinë e vet, për faktin se vetë Buzzati është kujdesur për përmbledhjen e këtyre tregimeve.

Komente

Nuk ka ende komente