Një burrë kthehet në qytetin ku, 27 vjet më parë, kishte ndodhur një vrasje e mistershme, i vendosur t’i shkojë deri në fund historisë. Vetëm disa orë pas martesës me bukuroshen Anhela Vikario, thuhet nga të gjithë se Bajardo San Romani e ktheu nusen në shtëpinë e prindërve. Familja e saj, e tronditur, e detyroi të tregonte dashnorin e saj të parë, dhe vëllezërit binjakë shpallën publikisht se do të vrisnin Santiago Nasarin për çnderimin që i kishte shkaktuar motrës së tyre.
Por, nëse të gjithë e dinin që vrasja do të ndodhte, pse nuk ndërhyri askush për ta ndaluar? Sa më shumë zbulohet, aq më pak kuptohet, teksa rrëfimi vrapon drejt një përfundimi të pashpjegueshëm.
Komente
Nuk ka ende komente