Krishtlindje si Chanel

Çmimi origjinal qe: 1,200 L.Çmimi i tanishëm është: 960 L. Save 240 L (20% Off)

Pasi kalon disa kohë në Paris, Rebeka, e njohur si Coco, niset për në Amerikë, për të drejtuar një nga degët e agjencisë ku punon.

5 stok

SKU: 9789928837073 Kategoria Tags: ,

Pasi kalon disa kohë në Paris, Rebeka, e njohur si Coco, niset për në Amerikë, për të drejtuar një nga degët e agjencisë ku punon. Ajo përballet me entuziazëm me rolin dhe jetën e saj të re në Nju Jork, qytetin që ringriti legjendaren Chanel, kur karriera e saj dukej se ishte në rënie. Aty përhumbet ndër faqet e ditarit të një gruaje që ka jetuar në kohën e heroinës së saj: histori që flasin për kohë të largëta, zgjedhje të vështira dhe për një grua që ndoshta ishte agjente… Edhe jeta e Coco-së sonë nuk është më pak e guximshme dhe e destinuar për të mos gjetur paqe, sepse Etieni, dashuria e saj e sapogjetur, nuk është me të, por ka mbetur në Francë. E çfarë është oqeani për dy të rinj që e duan shumë njëri-tjetrin? Kështu menduan të dy në fillim, por distanca ndonjëherë mund të zmadhojë keqkuptime të vogla e t’i shndërrojë ato në keqkuptime monstruoze… A do të jetë në gjendje Coco-ja të shpëtojë dashurinë e saj të madhe dhe të festojë Krishtlindjen me të në Nju Jork?

Shtëpia Botuese

Living

Numri i faqeve

247

Autori

Daniela Farnese

Komente

Nuk ka ende komente