Krishti kryqëzohet përsëri

1,200 L

Nikos Kazanzakis paraqet një realitet dhe personazhe të cilat janë tipike ballkanike: Ai fshikullon me fjalën therëse edhe klerikët dallkaukë përmes skenave makrabe, por njëherësh shfaq mjeshtri në përshkrimet poetike dhe konstruktet gjuhësore

SKU: 9789994315918 Kategoria

Ndërsa ndjek ngjarjet e situatat, personazhet e bëmat e tyre, të duket, për një çast, sikur sheh Shqipërinë: me dredhitë dhe padrejtësitë, me të kamur llupësa e me të varfër, me shfrytëzues, me makinacione, perversitete e poshtërsi të gjithfarshme; me klerikë dallkaukë, që në emër të “Krishtit” janë gati që të varin kokëposhtë me dhjetëra krishterë të tjerë. Qysh në vështrim të parë, na shfaqet një galeri personazhesh, të cilët dëshmojnë sesa mjeshtër i madh është në këto qasje e përqasje Kazanxaqisi – në këto gjetje tejet origjinale, që nëpërmjet këtyre roleve për secilin, bëmave të apostujve, ai skalit në një mënyrë të habitshme tipin dhe karakterin e secilit pa më të voglin mundim të tipizimit sakrifikues klasikexhan; duke mos përmendur këtu meritat e tjera: të konstrukteve lapidareske gjuhësore, pasazheve të prozës tejet poetizuese, deri në magjitë e fjalës e të frazës, të skenave lirike e makabre

Komente

Nuk ka ende komente