Kur e merr romanin “Krim e ndëshkim” në duar për ta lexuar, harron se ku je e çfarë bën. Për ty fillon një jetë tjetër, mahnitëse, e çuditshme, marramendëse! Ti aq sa je me viktimën, je edhe me kriminelin! Çdo hap që hidhet në vepër të rrëmben më tej dhe ti nuk e lëshon dot librin nga dora, derisa të arrish faqen e fundit. Pastaj mbushesh me frymë, I mbytur në djersë. Dhe qesh paksa. Tronditja zhvendoset në një pikë tjetër, sepse tashmë të shoqëron perspektiva e qartë dhe optimizmi. Dhe kushdoqoftë lexuesi, thotë me vete se ka bërë një gjë të madhe që lexoi këtë vepër të fuqishme! Nuk mund të jesh i qetë dhe komod nëse s’ke lexuar “Krim e ndëshkim”.
Krim dhe ndërshkim
1,500 L
Me kryeveprën e tij “Krim dhe Ndëshkim”, Dostojevski nëpërmjet një stili të hollë dhe analizave psikologjike, na paraqet aspektet kryesore të jetës së njeriut, si vuajtjet, frikërat, dashuritë dhe vetminë. Krahas krimit, ndëshkimit dhe arratisjeve, në roman analizohet ndërgjegjja dhe ndikimi i saj, miqësia dhe optimizmi për jetën, megjithë kushtet e vështira.
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Argeta LMG |
---|---|
Numri i faqeve | 595 |
Autori | Fjodor M. Dostojevki |
Komente
Nuk ka ende komente