Kopshti i harruar

1,300 L

Botimet Living prezantojnë librin “Kopshti i harruar”, nga autorja bestseller Kate Morton. Ashtu si labirinti i kopshtit të harruar, edhe ky rrëfim është një oazë e paqtë, në të cilën rrezikon të përhumbesh…

4 stok

SKU: 9789928216564 Kategoria

Në vitin 1913, një vocërrake braktiset në një anije të nisur nga Anglia drejt Australisë. Ajo mbërrin atje fillikat, me një valixhe të vogël dhe një libër të mrekullueshëm me përralla. Vajza rritet nga kapiteni I portit dhe e shoqja, si të ishte vajza e tyre. Në ditëlindjen e saj të njëzetenjëtë, ata i rrëfejnë të vërtetën. E tronditur dhe shpirtzbrazur, Neli vendos të gjurmojë identitetin e saj të vërtetë. Kërkimet e çojnë në çifligun Blekhërst, në brigjet e Kornuollit, Angli, dhe e vënë përballë sekreteve të familjes aristokrate Montrashe. Mozaiku plotësohet vetëm pasi mbesa e saj, Kasandra, i rinis kërkimet pas vdekjes së Nelit. Si një rrëfenjë magjepsëse, plot mistere e të fshehta, “Kopshti i harruar” do të marrë në dorë frerët e imagjinatës suaj, për të mos i lëshuar më kurrë.

Komente

Nuk ka ende komente