Historia e një djali, i cili paçka se nuk është special ka ndërtuar një jetë speciale. Ndoshta nuk do të japë përgjigjet që kërkoje, por do të shtyjë që të bësh pyetjet e duhura. Ku i dihet, ndoshta edhe ti, një ditë, dëshiron të bësh atë që kam bërë unë: të ndjekësh koordinatat e lumturisë tënde.”
‘Koordinatat e lumturisë’ është historia e Xhanluka Gotos, autor i blogut “Ushqehu-Jeto-Udhëto”. Por jo vetëm: është edhe manifesti i një gjeneratë të tërë shpirtrash të lirë, ëndërrimtarë dhe udhëtarë, me synimin që jetën e tyre ta bëjnë një histori të veçantë dhe të mrekullueshme.
Goto u lind në Torino në 1990. Në moshën njëzetvjeçare u transferua në Australi dhe Kanada. Sot është një nomad digjital: shkruan artikuj dhe libra teksa udhëton nëpër botë. Në blogun e tij “Ushqehu Jeto Udhëto” ndan eksperienca të jetës dhe të udhëtimeve. Në vitin 2019 ka publikuar romanin e tij të parë “Si një natë në Bali”. Ky libër është historia e tij.
Komente
Nuk ka ende komente