Një zotëri i huaj, konti i Monte Kristos, intrigon shoqërinë e lartë të Parisit me luksin e tij të jashtëzakonshëm, me sjelljet e tij të stërholluara dhe të habitshme, me gruan e re orientale, shqiptaren Haide, që jeton në hijen e tij. Kush, ndofta përveç konteshës së bukur dhe melankolike Dë Morserf, do të njihte tek ai marinarin e varfër Dantes, të arrestuar në Marsejë njëzet e tre vjet më parë? Përmes peripecive të një hakmarrjeje të pamëshirshme, në vëllimin e dytë shohim Parisin që gëlon. Burra të spitulluar, gra të shoqërisë së lartë, personazhe të dyshimta, dalë befas nga burgu, kryqëzohen me figurat e paharrueshme të bankierit politikan Danglar, prokurorit të egër Vilëfor, kontit kryelartë Dë Morserf, par i Francës… Romancieri i historisë, autori i Tre muskëtjerëve dhe i Mbretëreshës Margo, zbulon në këtë kryevepër një aspekt tjetër të gjinisë së tij: romanin e zakoneve dhe të mitikës shoqërore, të dhënë me një ndjenjë të pakrahasueshme veprimi dhe befasie.
Konti Monte Kristos 2
1,250 L
Një kryevepër që befason vazhdimisht si roman klasik i letërsisë europiane. Mos e lër pa e lexuar sepse listohet mes 100 librave më të mirë në botë.
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Dituria |
---|---|
Numri i faqeve | 560 |
Autori | Aleksandër Duma |
Komente
Nuk ka ende komente