Kontesha

1,500 L

Libri pasues i ”The mister”, bestselleri #1 të New York Times, një histori dashurie drithëruese dhe pasionante nga E L James, autorja e triologjisë fenomenale bestseller Pesëdhjetë Hijet e Greit.

10 stok

SKU: 9789928377364 Kategoria Tag:

Maksim Trevelliëni, Konti ngurrues i Trevethikut, e ka ndjekur gruan që dashuron deri në malësitë e Shqipërisë. Pasi ka luftuar për të dhe e ka fituar, tani duhet të martohet, nën kërcënimin e armës. Por a mundet një donzhuan si Maksimi të shëndërrohet në njëbashkëshort të mirë… apo nami i keq dhe të fshehtat skandaloze të familjes së tij aristokrate do t’ia shkatërrojnë lumturinë e porsagjetur? Alesia Demaçi ka sfiduar rrëmbyesit e trafikantët dhe ka fituar zemrën e burrit që dashuron, por a do të dijë ta bëjë të funksionojë martesën e vet? E përballur me të shkuarën turbulluese të maksimit dhe familjen e tij armiqësore, nën zhbirimin dhe pëshërimat e elitës londineze, a do të arrijë të shihet si kontesha e Maksimit…apo do të mbetet gjithmonë si ish-pastruesja e tij? Nga malet madhështore të Shqipërisë, përmes idilit rural të fshatrave të Anglisë, deri në joshjen e dyshimtë të Londrës bashkëkohore, Kontesha është një udhëtim magjepsës dashurie, malli, pranimi dhe faljeje.

Shtëpia Botuese

Dritan

Numri i faqeve

476

Autori

E L James

Komente

Nuk ka ende komente