Koncert në fund të stinës

1,000 L

Romani “Koncert në fund të dimrit” është një satirë dhe përqeshje me socializmin, me parimet dhe idetë e tij. 

SKU: 9789995687427 Kategoria

Romani “Koncert në fund të dimrit” është një satirë dhe përqeshje me socializmin, me parimet dhe idetë e tij. Kjo satirë dhe tallje fshihet nën idenë e goditjes së “socializmit” kinez dhe të “majtizmit” të tij. Gjer këtu është disi e fshehtë. Por ajo shfaqet haptazi pastaj në faqet e romanit, përmes ideve dhe frazave të dykuptimta, me të cilat është mbushur gjithë vepra. Bashkë me ironinë përzihet edhe zymtia e gjendjes: shkarkime, arrestime, burgosje, kritika dhe autokritika. Në roman, nga faqja në faqe, ironia, tallja dhe përqeshja ndaj kritikave dhe demaskimeve që u bënte Partia komplotistëve dhe devijatorëve të vet sa vjen e thellohet, aq sa kthehet kundër veprimeve tona. Disa përshkrime e bëjnë socializmin si një zymtësi, ku njerëzit dridhen për fatin e tyre, për fatin e të afërmve dhe në përgjithësi për të ardhmen. Këtu është e qartë ideja e shkatërrimit të njeriut, e frikës, e etheve, e pasigurisë që krijon lufta e klasave në socializëm, sipas autorit.

Komente

Nuk ka ende komente