Kolonë zanore

700 L

Autorja Rezarta Reçi vjen para lexuesit me një roman, – i konsideruar si befasi në raport me tematikën që sjell, mjeshtrinë e përdorimit të teknikave rrëfimtare, depërtimet psikologjike dhe gjuhën e gjallë që përdor gjatë rrëfimit

SKU: 9789928221520 Kategoria

Libri “Kolonë zanore” është një befasi letrare, dhe për plotësinë dhe shtrirjen e elementeve artistikë dhe të forcës shprehëse artistike dhe psikologjike që përmban, mund ta quash pa droje roman. Libri sjell një temë të re interesante në letërsinë tonë moderne dhe një këndvështrim të ri dhe origjinal në raportin e përjetshëm, githmonë në lëvizje dhe ende i pazbërthyer, midis dashurisë dhe seksit. Është një enigmë letrare, poetike, filozofike dhe shpirtërore ende e pashtjelluar në mënyrë shteruese, sepse misioni i artit dhe i letërsisë nuk jep asnjëherë zgjidhjen e fundit apo përfundimtare. Përtej dilemës “dashuria apo seksi”, ngrihet dilema më e madhe e fatit të njeriut, se kush duhet të vendosë për jetën e tij, për ndjenjat e tij, për trupin e tij, për zgjedhjet e tij, për bashkëudhëtarët e përkohshëm apo të përhershëm të tij. Autorja vjen si një njohëse e jashtëzakonëshme e shpirtit njerëzor dhe e kompleksitetit psikologjik dhe subkoshient të njeriut dhe sidomos të femrës, dhe me artin e saj të sinqertë dhe të fuqishëm shprehës, shpërthen në një kohë të pakohë, duke i dhenë letersisë një roman që i ka munguar.

Komente

Nuk ka ende komente