Kokë e këmbë në dashuri

1,200 L

Tessa Bailey na dhuron një tjetër komedi romantike për një donzhuan të thekur që, padashje, bie në dashuri me shoqen e tij të ngushtë teksa përpiqet ta ndihmojë për t’i fituar zemrën një burri tjetër.

4 stok

SKU: 9789928371744 Kategoria Tag:

Peshkatari i gaforreve, Foks Thornton gëzon namin e një Kazanove seksi, që se ret mendjen për asgjë. Të gjithë e dinë që po ndenjë me të, qejfin dhe zbavitjen në shtrat dhe jashtë tij e ke të sigurt. Kjo, deri ditën që njihet me Hana Bellinxhërin, e cila nuk bie pre e pamjes apo joshjes së tij dhe që do që të jenë vetëm shokë. Ndërkaq, ajo ushqen ndjenja të thella për një kolegun e saj, i cili nuk ia kthen me të njëjtën monedhë. E armatosur me këshillat e ‘shokut’ të saj, Hana rreket t’i tërheqë vëmendjen kolegut… por sa më shumë kohë kalon me Foksin, aq më tepër e dëshirn. Ndërsa kufiri mes miqësisë dhe flirtit zë e davaritet, të dy bien kokë e këmbë në dashuri, por a do ta pranojë këtë me zë të lartë? “Edhe barrierat e saj u shembën, duke çliruar një ofshamë të thellë. Ajo ngriti duart dhe i ledhatoi fytyrën, ia shtërngoi butësisht, ia kaloi mes flokëve teksa putheshin si të dëshpëruar, krejt të vetëdijshëm që ishte hera e fundit. Shumë shpejt, u bë e qartë se nuk do të ndaleshin vetëm tek puthja”.

Shtëpia Botuese

Pegi

Numri i faqeve

316

Autori

Tessa Bailey

Komente

Nuk ka ende komente