Një libër i rrallë i letrave tona në fushën e politologjisë. Një skaner i panjohur deri më sot i mundësive dhe prespektivës liberale europiniste të Shqipërisë kështu siç është dhe siç mund të jetë, një ese në rangun e manifestit të liberalizimit shqiptar. Shkruar nga një grua që ka zgjedhur të sjellë realizimin në angazhimin politik. Prenç Zogaj Këtë trajtesë të Grida Duma-s, ia vlen ta lexosh që më pas të rrekemi t’iu japim udhë zgjidhjes së çështjeve, në një mënyrë a tjetrën, ndoshta kështu siç sugjeron autorja, për njërën, disa apo të gjitha çështjet. Hapi i parë është leximi, paskëtaj të tjerat vijnë natyrshëm. Artan Hoxha
Koha për politikë
1,000 L
rida Duma hyri në përditshmërinë e jetës publike shqiptare me një sistem të menduari krejt të vetën. Të ri dhe imponues. Libri i saj është konfirmim i një personaliteti të njohur. Mendimi dhe gjykimi i Grida Dumës ka thellësinë e një filozofi, debate dhe polemika zhdërvjellësinë e një sofisti, humori gjithmonë njerëzor dhe i përmbajtur ka kripën e këndshme të mencurisë, fraza elegancës e stilistit. Grida Duma ishte dhe është një zbulim befasues, gjithmonë e lirë e varur nga vetvetja. Ajo dhe kur nuk je në një mendje me të të detyron ta dëgjosh apo ta lexosh deri në fund dhe të mendosh… Bardhyl London
Komente
Nuk ka ende komente