Flini mirë, punoni më mirë, ndjehuni më mirë!
Në shekullin e 21-të, gjithnjë e më shumë po e shtyjmë rutinën tonë të përdistshme në kohën e natës, duke bërë punët, stërvitjen fizike si dhe duke kaluar jetën shoqërore gjatë muzgut të mbrëmjes. Por, kemi harrruar se trupat tanë drejtohen nga një orë biologjike 24 orëshe që na udhëzon drejt kohës më të mirë për të fjetur, për të ngrënë dhe menduar. SHkenca e re ka vërtetuar se të jetuarit jashtë sinkronizimit me këtë orë biologjike jo vetëm që na prish gjumin, por na bën më të prekshëm ndaj infeksioneve, kancerit, mbipeshës, diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve mendore.
Në librin Koha e jetës, profesori Russell Foster ndan punën që ai ka kryer përgjatë jetës së tij, duke na çuar në një udhëtim marramendës nëpër shkencën e orëve biologjike të trupit tonë. Me njohuritë e marrra nga studimet që ai ka kryer, si dhe njohuritë e mbledhura nga një komunitet ndërkombëtar sghjencëtarësh dhe biologësh të gjumit, të cilët studiojnë ritmet cirkadiane, ai ilustron efektet befasuese që mund të ketë koha e ditës në shëndetin tonë: se si një shëtitje përgjatë kohës së agimit mund të sigurojë një gjumë më të mirë natën, se si ngrënia pas perëndimit të diellit mund të ndikojë peshën tonë si dhe efektet e jashtëzakonshme që mund të ketë koha e marrjes së ilaçene në rrezikun e problemeve shëndetësore kërcënuese për jetën, të tilla si si goditja në tru.
Në botën moderne, ne kemi lënë pas dore një pjesë thelbësore të biologjisë sonë. Por, duke fituar njohuri për këtë shkencë mahnitëse, mund të rikthejmë biologjinë tonë në ritmin e duhur dhe të jetojmë jetë më të shëndetshme dhe të lumtur.
Komente
Nuk ka ende komente