Klara dhe dielli

1,200 L

Nga autori i romanit “Dita e mbetur”, një tjetër roman i mrekullueshëm – i pari pas fitimit të çmimit Nobel në Letërsi – mbi natyrën e mahnitshme dhe misterioze të zemrës së njeriut.

SKU: 9789928310873 Kategoria , Tag:

Historia ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një të ardhme distopike, në të cilën disa fëmijë janë manipuluar gjenetikisht (ndryshe, “fuqizuar”) për të përmirësuar aftësitë e tyre akademike. Duke qenë se shkollimi bëhet krejtësisht në shtëpi, on-line përmes oblungave, mjete të teknologjisë së lartë dhe mësuesve përtej ekranit, mundësitë e fëmijëve për socializim janë shumë të kufizuara, ndaj prindërit u blejnë fëmijëve Shokë Artificialë, ShA, androidë. Ulur në vitrinë, nën rrezet e ëmbla të Diellit, Klara vëzhgon botën jashtë dhe pret që dikush ta blejë e ta shpjerë në shtëpi. Në të vërtetë, Klara është një ShA, një Shok Artificial, një makineri humanoide, me aftësi të jashtëzakonshme vëzhgimi, që këqyr me vëmendje sjelljen e njerëzve që hyjnë e dalin në dyqan apo të atyre që kalojnë në rrugë. Xhosi është vajza e vogël, së cilës i premton që do t’ia kushtojë gjithë dhuntitë e saj të pazakonta si android B2. Do t’i bëjë shoqëri, do ta mbrojë nga sëmundjet dhe trishtimi, e do të përballojë për të grackën më të madhe: të mësojë të fshehtat e mijëra dhomave të zemrës së saj njerëzore. “Klara dhe Dielli” është një roman emocionues që hedh vështrimin drejt një bote në ndryshim e sipër përmes syve të një rrëfimtari të paharrueshëm, për të na dhuruar një elegji të re e të mrekullueshme mbi vlerën e dashurisë dhe të sakrificës.

Komente

Nuk ka ende komente