Romanet e Banana Yoshimotos e bënë atë të famshme në të gjithë Japoninë dhe anembanë botës. Kitchen, Debutimi i saj i jashtëzakonshëm edhe në shqip, që mbetet edhe sot libri I saj më i dashur, është një vepër e magjishme, origjinale dhe thellësisht prekëse, që flet për nënat, dashurinë, tragjedinë dhe forcën e kuzhinës e të familjes në jetën e dy vajzave të reja, mendjehapura, në Japoninë e ditëve tona. Mikaxhe, protagonistja e Kitchen, është jetime, e rritur nga gjyshja, tashmë e ndarë nga jeta. E pikëlluar, mirëpritet nga shoku i saj Juiki dhe nëna e tij (që dikur ishte babai), Eriku. Të tre formojnë një familje të improvizuar, që së shpejti përballet me humbjet e veta tragjike. Me këtë roman dhe me rrëfimin e shkurtër që e mbyll, Banana Yoshimoto i është imponuar vëmendjes së lexuesit kudo në botë, duke treguar një imazh të pazakontë të Japonisë, me një gjuhë të freskët dhe origjinale, gati një ripunim letrar i stilit komik manga.
Kitchen
800 L
I pari roman në shqip nga autorja e njohur japoneze, Yoshimoto. Bestseller, me miliona kopje të shitura, Kitchen vë pranë njëri-tjetrit tregime për nënat, transeksualitetin, kuzhinat, …
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Dituria |
---|---|
Numri i faqeve | 142 |
Autori | Banana Yoshimoto |
Komente
Nuk ka ende komente