Kitara blu

1,400 L

Oliver Ormit piktor në moshë të mesme dhe rrëfimtari i historisë, njëkohësisht personazh tipik i universit banvillian, -i ka ikur përfundimisht frymëzimi për të pikturuar, prandaj, puna e …

SKU: 9789928922304 Kategoria

Oliver Ormit piktor në moshë të mesme dhe rrëfimtari i historisë, njëkohësisht personazh tipik i universit banvillian, -i ka ikur përfundimisht frymëzimi për të pikturuar, prandaj, puna e tij e fundit, Kitara blu, mbetet e papërfunduar.

Pasionin e fshehtë dhe fëminor për tronditjen erotike që mbart kleptomania, kohët e fundit ai po e përdor dhe në jetën dashurore. Kjo shpjegon edhe lidhjen me Poli Petitin, gruan e mikut të tij, orëndreqësit Mark.

Nga frika e pasojave të veprimeve të tij, Oliveri braktis jo vetëm gruan, Gloriën, por edhe të dashurën, mikun dhe shtëpinë ku po banon. Ai arratiset në shtëpinë e braktisur të fëmijërisë dhe nis të kërkojë, si dhe ta shkruajë, përgjigjen se si dhe pse gjërat ndodhën ashtu si ndodhën.

“Te Banville, ajo që të mahnit gjithmonë, është vetë shkrimi. A i vështron fjalët në dritë me po aq kujdes sa një orëndreqés Ai shfaqet, edhe një herë, si një nga dëshmitarët më të hollë dhe më mjeshtërorë të letërsisë bashkëkohore.”

Shtëpia Botuese

Albas

Numri i faqeve

264

Autori

John Banville

Komente

Nuk ka ende komente