Mund të nisë me një ngjarje, zakonisht me një humbje të papritur që trondit pritshmëritë për të ardhmen. Megjithatë, puna e vërtetë e shërimit qëndron në pranimin se kjo tronditje do të na zgjojë nga gjendja e rëndë e pavetëdijes, do të na ndihmojë të lëmë fasadat pas të cilave jemi fshehur dhe do të fillojmë të bashkojmë të vërtetën e asaj çka ishte e shkruar të bëheshim.
Në përmbledhjen e saj të re, pas bestsellerit ndërkombëtar “Mali je ti”, Brianna Wiest sjell mbi 45 ese të reja, që ndihmojnë të gjesh strehën e brendshme dhe të nisësh rrugëtimin drejt transformimit të vërtetë. Fjalët e Wiest janë balsam për çdo shpirt që ndodhet në rrugën drejt vetvetes.
Komente
Nuk ka ende komente