Në planin e përgjithshëm të Rugon – Makarëve analizohet lindja, zhvillimi dhe rënia e regjimit të Napoleonit III. Ky cikël përshkruan ngjarjet e viteve 1850 – 1860 pas revolucionit të 1848 – ës, kur u përcaktuan qartë kontradiktat klasore midis borgjezisë dhe proletariatit. Shoqëria borgjeze arriti në një shkallë të tillë që as mund ta ëndërronte. Industria dhe tregtia u rritën në përmasa të papara, u shtua gjithashtu edhe spekulimi, e si pasojë e kësaj edhe mjerimi i masave. Borgjezia e madhe, e frikësuar nga kryengritja e punëtorëve e 1848 – ës, dhe e etur për pushtet të fuqishëm që të mund t’i forconte pozitat e saj, e përshëndeti diktaturën e princit – regjent Lui Bonapartit, i cili siç thotë Zolai “lindi si rezultat i dështimit të kryengritjes, i egoizmit të klasave drejtuese, fuqia e të cilave ishte rritur shumë përpara 2 dhjetorit 1851, në kohën e restaurimit dhe Lui Filipit”.
Karriera e Rugonëve
1,000 L
Romani “Karriera e Rugonëve”, që siç thotë vetë autori, shkrimtari i shquar francez E. Zola, duhet të quhet me titullin shkencor: “Origjina”, është romani i parë i ciklit të Rugon Makarëve ku autori paraqet jetën dhe zhvillimin e një familjeje nën Perandorinë II. Prandaj, ai e shtrin veprën e tij në kohë e hapësirë, i jep asaj sfondin historiko – politik, mban në të ritmin e kohës, përdor ngjyrat lokale dhe paraqet tërë atë vorbull idesh që vunë në lëvizje atë epokë.
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Ombra GVG |
---|---|
Numri i faqeve | 416 |
Autori | Emil Zola |
Komente
Nuk ka ende komente