Kapitulli i Xhuljanit

600 L

Mbi një milion njerëz në gjithë botën kanë lexuar romanin “Mrekullia” dhe u ka hyrë fort në zemër Agi Pullmani, një djalë i zakonshëm, me një fytyrë të pazakontë. Por të gjithë …

SKU: 9789928310415 Kategoria

Mbi një milion njerëz në gjithë botën kanë lexuar romanin “Mrekullia” dhe u ka hyrë fort në zemër Agi Pullmani, një djalë i zakonshëm, me një fytyrë të pazakontë. Por të gjithë e mbajnë mend edhe Xhuljanin, shokun e tij të keq dhe mizor. Tashmë në “Kapitullin e Xhuljanit” vetë ai do të na rrëfejë historinë që nga njohja e parë me Agin, armiqësinë që ndjeu ndaj tij, talljen me fytyrën ndryshe të tij, si dhe grindjet me shokët e tjerë. Por pse e nëpërkëmb Xhuljani shokun e klasës?

A është vërtet i lig ai, apo ka diçka më tepër në këtë mes? Ndërsa lexuesi përballet me anën e errët të Xhuljanit, do të zbulojë jo vetëm frikërat e tij dhe përpjekjet për t’i fshehur ato nën petkun e djalit “të fortë”, por edhe ndjeshmërinë e një djali që zbulon mirësinë brenda vetes, teksa dëgjon e kupton historinë e trishtë të gjyshes së vet. Në “Kapitullin e Xhuljanit” tregohet që njeriu mund të ndryshojë dhe të gjejë të mirën e pendesën e sinqertë brenda vetes. Ndonjëherë, urrejmë ato gjëra të cilat i kemi frikë.

Shtëpia Botuese

Pegi

Numri i faqeve

136

Autori

 R.J. Palacio

Komente

Nuk ka ende komente