Ky libër sjell zhvillimet juridike dhe etno-kulturore të Shqipërisë Qendrore, pikërisht në zonën ku pat zhvilluar aktivitetin e tij politik dhe ushtarak Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Këtu janë mbledhur rregullat e organizimit shoqnor kryesisht në zonën e Kurbinit, prej gojës së një plaku të quajtur Llesh Gjokë Malqi (1900 – 1979), plaku i parë i Bajrakut, me një histori fisnore që nis që nga shekulli i XIV.
Kanuni i Skanderbegut
800 L
Kjo vepër është pjesë e punës së palodhur të misionarëve katolikë shqiptarë për të dëshmuar traditën ento-kanunore shqiptare, në vijim të punës së shkëlqyer që bënë At Shtjefën Gjecovi me Kanunin e Lekë Dukagjinit, por edhe autorë të tjerë si At Benardin Palaj, At Donat Kurti, Dom Lekë Sirdani, etj. Ribotimi i këtij libri është vlerë e shtuar për kulturën juridike, dokësore dhe historike të popullit shqiptar.
Komente
Nuk ka ende komente