Kalamaj

1,300 L

Qe vera kur vdiq Coltrane, vera e dashurisë e trazirave, kur një takim rastësor në Brooklyn i shtyu dy të rinj drejt udhës së artit, devotshmërisë e nistimit.

SKU: 9789928368478 Kategoria

Qe vera kur vdiq Coltrane, vera e dashurisë e trazirave, kur një takim rastësor në Brooklyn i shtyu dy të rinj drejt udhës së artit, devotshmërisë e nistimit. Patti Smith kish për t’u shndërruar si poete e performuese, ndërsa Robert Mapplethorpe do ta derdhte stilin e vet tejet provokues në fotografinë. Të bashkuar në pafajësi e entuziazëm, ata bridhnin tejendanë qytetit, sa nga ishulli Coney, në rrugën e Dyzetedytë; e në vitin 1969 u vendosën në hotel Chelsea-n famëkeq. Ishte kohë ndjeshmërie të spikatur, kur bota e poezisë, rock and roll-it, artit dhe politikave seksuale, qenë në përplasje e shpërthim të vijueshëm. Në këtë mjedis, të frymëzuar nga ëndërrat e shtysat e përbashkëta, ata kishin për ta cytur e mbështetur njëri-tjetrin gjatë viteve të skamjes.?Kalamaj zë fill si histori dashurie e përfundon si elegji. Shërben si homazh për qytetin e New York-ut të fundviteve 1960 e viteve 1970, si dhe të pasurve e të varfërve, zgrapësve e horrave të tij. Fabul e vërtetë që portretizon ngjitjen e dy artistëve të rinj drejt famës.

Shtëpia Botuese

Berk

Numri i faqeve

360

Autori

Patti Smith

Komente

Nuk ka ende komente