Jul Çezari

800 L

“Jul Cezari” u shkrua mes viteve 1599 dhe 1601, ku Shekspiri dramatizon, por edhe ndërlidh me mjeshtëri karakteret e veprës “Jetët Paralele” të Plutarkut, duke krijuar veprën teatrale më të fortë të botës, sa që me të drejtë konsiderohet shumë më me vlerë sesa duzina vëllimesh historianësh të specializuar. Një botim luksoz i përkthimit zyrtar të Fan S. Noli.

SKU: 9789928430632 Kategoria

Në këtë vepër Shekspiri i përshkruan të dy sistemet me aq drejtësi, simpati dhe objektivitet, sa është e pamundur të thuhet cilin prej të dyve preferon. Subjekti, me pak fjalë, është ky: republikanët, të udhëhequr prej Brutit dhe Kasit, vrasin Jul Cezarin, diktatorin e Romës dhe restaurojnë republikën. Mark Antoni me Oktavin, nipin e Jul Cezarit, i detyrojnë republikanët të largohen nga Roma dhe eliminojnë ushtrinë e tyre në betejën e Filipit; Kasi dhe Bruti vrasin veten për të mos rënë në duart e kundërshtarëve, Republika Romane kthehet përfundimisht në diktaturë autokratike.

Komente

Nuk ka ende komente