Është dimri i vitit 1959, në një shtëpi të mugët dhe të vjetër të Jeruzalemit. Aty, në kthinat e saj, fati ka hedhur Shmuel Ashin, një student që e ka braktisur univeritetin dhe është braktisur nga e dashura, dhe që i duhet t’i bëjë shoqëri dhe të kujdeset për të pamundshmin dhe të moshuarin, Gershom Vald. Por prania nëpër shtëpi e një gruaje të mistershme, Atalias, e fut në emocione të reja studentin tonë. I zhytur në një romancë të re gati platonike, i ndikuar nga prania e plakut të mençur e me teka dhe të “dead walking man”, siç thotë Oz për Abravanelin, shkollarin e njohur izraelit, Shmueli nis t’i shkojë deri në fund teorive të tij mbi Krishtërimin. A është Juda ai i pabesi që na ka ofruar historia, apo njeriu, i cili, me “tradhëtinë” e tij prej tridhjetë asprash, i dha botës mundësinë të njohë Jezusin e vërtetë? A është i përligjur persekutimi i përjetshëm i hebrenjve nën reminishencat e dikurshme të pabesisë së hebreut me emrin Judë? Kush është Juda i vërtetë? Drita e qartësisë së rrëfimit të këtij libri, përmes një historie personale, familjare dhe qytetëse, na çon sërish në zemër të brengës së Amos Oz: Izraeli dhe fati i tij, dashuria dhe urrejtja me të ngjashmin dhe banorin e së njëjtës shtëpi, palestinezin. Ky roman ishte akti i fundit para lamtumirës së një prej paqebërësve më të mëdhenj që ka njohur bota.
Juda
1,300 L
Ky është romani i fundit i Amos Oz, një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të letërsisë izraelite dhe europiane të shekullit të XX. A është Juda ai i pabesi apo është ai që tradhëtoi Jezusin për 30 aspra për ti dhënë botës mundësinë për ta njohur.
Komente
Nuk ka ende komente