Më 14 shkurt të vitit 1989, ditën e Shën Valentinit, Salman Rushdie-s i telefonoi një gazetar i BBC-së, i cili i tha se Ajatollah Khomeini e kishte “dënuar me vdekje”. Ishte hera e parë që ai dëgjonte fjalën fatwa. Cili qe krimi i tij? Shkrimi i romanit me titull Vargjet satanike, i cili, sipas akuzës, ishte “kundër islamit, Profetit dhe Kuranit”. Dhe kështu nisi odiseja e jashtëzakonshme e një shkrimtari që detyrohet të jetojë në ilegalitet duke u zhvendosur nga një bazë në tjetrën, nën praninë e vazhdueshme të një skuadre të armatosur mbrojtëse. I kërkuan të zgjidhte një emër të rremë, me të cilin ta thërrisnin policët. Ai filloi të mendonte për shkrimtarët që donte më shumë dhe të krijonte kombinime me emrat e tyre. Papritur, në mendje i përshkënditën emrat Conrad-it dhe Çehov-it – Joseph Anton. Si mund të jetojë një shkrimtar dhe familja e tij nën kërcënimin e vdekjes për nëntë vjet radhazi? Si mundet ai të vazhdojë të punojë? Si dashuron dhe si pushon së dashuri? Si u jep dëshpërimi trajtë mendimeve dhe veprimeve të tij, për se gabon ai dhe si mëson të kundërveprojë? Në këtë libër të jashtëzakonshëm me kujtime, Rushdie flet për herë të parë për këtë histori, që është historia e njërës prej betejave më të rëndësishme të kohës ku jetojmë, historia e betejës për lirinë e fjalës. Ai flet për realitetet herë-herë të zymta e herë-herë komike të bashkëjetesës së tij me policë të armatosur dhe për lidhjet e ngushta që krijoi me mbrojtësit e tij, për luftën e tij për të siguruar mbështetjen dhe mirëkuptimin e qeverive, shefave të shërbimeve të fshehta, botuesve, gazetarëve dhe kolegëve shkrimtarë dhe se si e rifitoi lirinë.
JOSEPH ANTON ( Jetëshkrim)
2,000 L
Ky është një libër që dëshmon për çiltërsi dhe sinqeritet të jashtëzakonshëm, një libër që të ngërthen, të ngacmon, të prek, një libër me rëndësi jetike. Sepse, ajo që i ndodhi Salman Rushdie-s ishte akti i parë i një drame që shpaloset çdo ditë në ndonjë vend të botës.
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Dudaj |
---|---|
Numri i faqeve | 800 |
Autori | Salman Rushdie |
Komente
Nuk ka ende komente