Fakti se plakja është diçka e pashmangshme, duket si një e vërtetë absolute. Po sikur gjithçka që na kanë thënë të besojmë, në lidhje me plakjen, të jetë e gabuar? Ashtu sikurse shkruan David A. Sinclair, shkencëtar i mirënjohur i Shkollës Mjekësore të Harvardit dhe një nga njerëzit më me ndikim, sipas revistës TIME, në këtë libër novator thuhet se “Plakja është një sëmundje dhe, fatmirësisht është e shërueshme”. Kjo vepër kaq informuese dhe provokuese na bën pjesë të hulumtimeve të mëtejshme që kapërcejnë çdo limit shkencor që kishim njohur deri më tani, duke sjellë risi të pabesueshme – shumë prej të cilave vijnë nga laboratori i vetë Sinclair-it – që na dëshmon se si mund ta ngadalësojmë, e madje edhe ta kthejmë pas orën gjenetike. Përmes rrëfimit të tij tronditës, Sinclair e fton lexuesin të bëhet pjesë e studimit, duke zbuluar teknologjitë e fundit dhe ndryshimet e thjeshta që mund të bëjmë në mënyrën tonë të jetesës, për ta shijuar rininë dhe për të gëzuar shëndet për një kohë më të gjatë.
Jetëgjatësia
1,500 L
Libri “Jetëgjatësia”, i shkuar nga profesori i gjenetikës në Shkollën Mjekësore të Harvardit do ta ndryshojë përgjithmonë mendësinë tonë mbi procesin e plakjes, dhe se çfarë mund të bëjmë për ta shmangur atë. Njëkohësisht, ky botim është një udhërrëfyes si t’i marrim frenat e shëndetit tonë në duar e na njeh me një qasje të re e të guximshme drejt të ardhmes së njerëzimit.
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Botart |
---|---|
Numri i faqeve | 386 |
Autori | Grup Autorësh |
Komente
Nuk ka ende komente