“Jetë në Vetmi” (ose “Kujtime nga Nëndheu”) është një nga veprat më të njohura të Fjodor Dostojevskit, e cila shquhet për pasqyrimin e thellë të natyrës njerëzore dhe përballjeve të brendshme të individit me botën dhe vetveten. Fjodor Dostojevski (1821-1881) konsiderohet si mendja më e fortë që ka prodhuar letërsi ndonjëherë, gjeniu që prodhoi disa nga kryeveprat më jetëgjata të letërsisë, të cilat, me gjasa, do të vijojnë të lexohen edhe pas shumë dhe shumë shekujve. Ai pati një jetë po aq të ngatërruar sa edhe vepra monumentale që krijoi. U dënua si pjesëmarrës në një komplot kundër carit, u internua pasi përjetoi një ekzekutim fals, u arratis për në Evropë për t’i shpëtuar borxhlinjve për shkak të telasheve ku kishte rënë nga vesi i bixhozit dhe vdiq në Rusi pas disa viteve në të cilat, shkrimet e tij politike u bënë të zymta, ksenofobe dhe rusomadhe.
Fjodor Dostojevski (1821-1881) konsiderohet si mendja më e fortë që ka prodhuar letërsi ndonjëherë, gjeniu që prodhoi disa nga kryeveprat më jetëgjata të letërsisë, të cilat, me gjasa, do të vijojnë të lexohen edhe pas shumë dhe shumë shekujve. Ai pati një jetë po aq të ngatërruar sa edhe vepra monumentale që krijoi. U dënua si pjesëmarrës në një komplot kundër carit, u internua pasi përjetoi një ekzekutim fals, u arratis për në Evropë për t’i shpëtuar borxhlinjve për shkak të telasheve ku kishte rënë nga vesi i bixhozit dhe vdiq në Rusi pas disa viteve në të cilat, shkrimet e tij politike u bënë të zymta, ksenofobe dhe rusomadhe.
Dostojevski na përshkruan një histori të pasur me thellësi psikologjike dhe dilema morale që nuk mund t’i shpëtoni. Me anë të stilit e tij unik, ai na çon në një udhëtim të thellë në botën e njeriut dhe etikës së tij.
Komente
Nuk ka ende komente