Jetë në një kuti shkrepësesh

600 L

Diku, në një apartament luksoz, në një prej pallateve të larta më të reja të kryeqytetit ndodh një krim. Vrasësi është një gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas një bashkëjetese prej dy vjetësh, sapo është ndarë me mikeshën e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e një emisioni të përjavshëm televiziv me VIP-a.

SKU: 9789994312351 Kategoria

Romani zhvillohet në dy kohë. Koha reale janë dy javë të muajit korrik të vitit 2004, kur gazetari, në një gjendje psikike të rënduar, kryen aksidentalisht krimin. Koha tjetër përfshin jetën e këtij personazhi të ditëve tona, lindur tridhjetë e dy vjet të shkuara, në një apartament modest, në një pallat modest, në një lagje modeste të kryeqytetit. Një jetë e ndrydhur dhe e mbyllur në përmasat e një kutie shkrepësesh. Autori kërkon rrënjët e skizofrenisë kolektive, që ka shoqëruar dhe vazhdon të shoqërojë ecjen e shoqërisë së sotme shqiptare, veç të tjerash, edhe në përmasat e ndrydhura të hapësirave të saj të jetesës. Faqe pas faqeje, Kongoli zbulon universin e së përditshmes së njerëzve të zakonshëm, por njëherazi edhe hendekun e lemerishëm të pabarazisë sociale dhe të moskomunikimit që është krijuar tashmë brenda kësaj shoqërie, ndaj së cilës, personazhi kryesor, gazetari që ka kryer krimin, ndihet i huaj. Merr përsipër të përballet me poshtërsinë dhe ligësinë njerëzore derisa i pafuqishëm në këtë mision, dorëzohet. Më kot përpiqet të gjejë strehë te kujtimet e fëmijërisë, të dashurive të tij. …Suela niste të eksitohej gjatë kohës që e zhvishja. Rrinte në këmbë e kthyer nga unë, me sytë mbyllur. Tek e zhvishja, mbi fytyrën e saj pasqyroheshin ca lëkundje, si lëvizjet valore të një tërmeti me epiqendër diku thellë. Atë ditë, mbi fytyrën e saj nuk vura re ndonjë shenjë që të tregonte se diku thellë kishte ndodhur një zhvendosje tektonike. Edhe pse zhveshja më mori njëfarë kohe. Ishte dimër, mesi i shkurtit dhe mua m’u desh të kryeja një volum më të madh pune. Me përkujdesje dhe përkushtim. Atë ditë, ja ngaqë në veshë më jehonin thirrjet e handaksura të turmës, ja ngaqë teknika ime e zhveshjes nuk u ngrit në lartësinë e kërkesave të Suelës, nuk arrita të provokoja zhvendosjen tektonike brenda saj. Ajo nuk u eksitua. Lëshoi vetëm rënkimin e njohur për mua në çastin e depërtimit dhe unë, i errur nga mospjesëmarrja e saj, u harxhova shpejt…

Komente

Nuk ka ende komente