Jeta rimon me vdekjen

500 L

Përmes kësaj historie në roman, Oz arrin mjeshtërish të japë kuptimin e artit të të shkruarit, marrëdhëniet e jetës me letërsisë, të jetës me vdekjen, por edhe natyrën dhe kuptimin e famës së autorit në letërsi

SKU: 9789928427991 Kategoria , Tag:

“Përse shkruani? Përse vërtet shkruani kështu? Mos po rrekeni t’i ndikoni lexuesit, dhe nëse ndodh kjo – në ç’kah rrekeni t’i ndikoni? Çfarë roli luajnë historitë tuaja? U vini kryq, i korrigjoni vazhdimisht apo i shkruani drejt e prej muzës suaj? Çdo të thotë të jesh një shkrimtar i famshëm, si ndikon kjo te familja juaj? Përse përshkruani, pothuajse më së shumti, anët negative? Çfarë mendoni për shkrimtarët e tjerë, cilët kanë ndikuar tek ju dhe cilët nuk ju pëlqejnë? Dhe meqë ra fjala, si mund ta përkufi zoni veten?” Këto janë pyetjet që një autor i njohur, i ftuar të lexojë pjesë nga libri i tij më i ri para lexuesve të tij, duhet t’u përgjigjet. Jemi në Tel Aviv, një mbrëmjeje të nxehtë dhe mbytëse, ku publiku, njëherësh edhe lexuesi dhe admiruesi i veprës së autorit, pret me shumë kureshtje përgjigjet. Por autori ynë, i mësuar tashmë të jetojë edhe një jetë paralele të mbushur me karakteret që krijon vetë, bie në grackën e fiksionit. Mu aty përballë tyre, ai nis dhe ndërton jetën e disave prej tyre: Një kameriere joshëse, një i ri me ëndrra letrare që pret prej tij një këshillë, një mesogrua e etur për kulturë, një lexuese e re me të cilën është gati të flirtojë, një marrok që përgjon vdekjen e së ëmës, etj.

Komente

Nuk ka ende komente