Jeta e shkurtër e Lukas Santanës

1,200 L

Lukas Santana është një gangster i ri me origjinë meksikane, ushtar i thjeshtë i një prej bandave më të egra të Rio Grandes, në Teksas. I dënuar padrejtësisht me vdekje, ndonëse nuk ka …

SKU: 9789928838100 Kategoria

Lukas Santana është një gangster i ri me origjinë meksikane, ushtar i thjeshtë i një prej bandave më të egra të Rio Grandes, në Teksas. I dënuar padrejtësisht me vdekje, ndonëse nuk ka vrarë askënd, i kalon dhjetë vitet e fundit të jetës i mbyllur në qeli, në pritje të ekzekutimit. I zhytur në dëshpërim, do të orvatet disa herë të kryejë vetëvrasje. Pranë do t’i qëndrojnë njerëz me humanizëm të jashtëzakonshëm. Mbi të gjitha, Beatris Masedo, e cila do të heqë dorë nga ëndrrat e saj rinore për ta shoqëruar Lukasin në tëmirë e në të keq, për hir të dashurisë së marrë që ndien për të. “Jeta e shkurtër e Lukas Santanës” nuk është thjesht një roman, por historia e vërtetë e një djaloshi teksan, të cilin Donesi e ka shoqëruar përgjatë verës së mbrame të jetës së tij. Ai është një reflektim mbi dënimin kapital dhe mënyrat perverse të shfrytëzimit të sistemit të drejtësisë, mbi kthesat ogurzeza të fatit dhe përpjekjet e dëshpëruara të shtresave të margjinalizuara për të kaluar një prag të pakapërcyeshëm, një pasqyrë e vetëmohimit të grave në çfarëdolloj sistemi. Një roman koral shumë i fuqishëm, që di të risjellë shpresat dhe dështimet personale përtej ligjeve.Një ide se si t’i ngjall dashurinë për jetën Lukasit unë e kam, diçka që t’i sjellë hare, qoftë edhe për pak kohë. Ines. Ndoshta nuk do të pranojë, por unë do t’i kërkoj të martohet me mua. Dua të martohem me të.Ndoshta pyetja duhet shtruar në nivel njerëzor: a mundet një individ të jetë edhe barbar edhe gjeni? Edhe artist edhe kriminel? Elvira Dones i jep përgjigje, duke u bërë antropologe dhe psikologe, e vrazhdë dhe dashamirëse. Mban përbrenda të gjithë regjistrat e mundshëm të rrëfimit, edhe tani që interesohet për “Ligjin e Bandave”, një tjetër tmerr i sistemit juridik amerikan.

Shtëpia Botuese

Pegi

Numri i faqeve

380

Autori

Elvira Dones

Komente

Nuk ka ende komente