Përmes përgjithësimeve të goditura dhe trajtimit të problemeve universale, Grossman ka arritur të na përcjellë me realizëm një portret të saktë të qenies njerëzore. Ai ka mundur të na e shpalosë të plotë tragjedinë historike të popullit rus, që mundi të siguronte fitoren mbi armikun e egër e të fuqishëm, edhe pse së brendshmi sfilitej e dhunohej prej regjimit totalitar, fals e antinjerëzor. “Grupimet njerëzore kanë të drejtën e tyre që të pohojnë për të qenë të ndryshëm, që të jenë të veçantë, të mendojnë, të ndjehen dhe të jetojnë në mënyrën e tyre individuale, të kenë drejtën për të qenë të pavarur”. Toleranca ndaj këtyre individëve nuk duhet të konsiderohet si një “tradhëti” ndaj shoqërisë apo shtetit.
Jeta dhe fati
2,000 L
Romani “JETA DHE FATI” është libri më i rëndësishëm i Vasily Grossman-it. Është shkruar në vitin 1960, por botimi dhe qarkullimi i tij u ndalua nga organet e KGB-së. U botua për herë të parë në Zvicër në vitin 1980, ndërsa në Rusi u botua në vitin 1988. Subjekti i romanit është bazuar në dramën stalingradase.
Komente
Nuk ka ende komente